Sot janë bërë 22 vite që nga rënia heroike e heroit të kobit, Sali Çekaj. E ambasadori i Kosovës në Bruksel, njeherit edhe nip i kolonel, Tahir Zemajt, përmes një postimi në facebook, ka publikuar një fragment origjinal i shkëputur nga ditari i Sali Çekajt, ditar të cilin e kishte mbajtur gjatë luftës.
“Ky është shkrim origjinal( ata që e njohin) i Komandant Sali Çekaj - Veterani, i cili në Qershor 1998 ishte dora e djathtë dhe njeriu më besnik i Komandanit Tahir Zemaj dhe si i tillë edhe pararojë ushtarake e hyrjes në Kosovë të Brigadave 134, 131 dhe 133”, shkruan ndër tjerash Astrit Zemaj, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
HISTORIKE në 22 vjetorin e rënjes, për herë të parë vetëm një fragment origjinal i shkëputur nga DITARI PERSONAL I LUFTËS së Komandantit SALI ÇEKAJ.
Ai ra për të mos vdekur kurrë në ditën e 10-të të luftimeve në Betejën e Kosharës, por kontributi i tij nuk ishte dhe nuk duhët të kufizohët vetëm në dhjetë ditë luftë, sepse Ai gjithë jetën ja kushtoj kombit dhe atdheut.
Ky është shkrim origjinal( ata që e njohin) i Komandant Sali Çekaj - Veterani, i cili në Qershor 1998 ishte dora e djathtë dhe njeriu më besnik i Komandanit Tahir Zemaj dhe si i tillë edhe pararojë ushtarake e hyrjes në Kosovë të Brigadave 134, 131 dhe 133.
Si në vijim:
---------------------------------
"Më 23.06.98, ora 22:00, Komandanti i Brigadave( Tahir Zemaj) publikon urdhërin për marshim. Marshimi behet në drejtimin Papaj- Padesh-Kroni i Ujzës. Koha e nisjes 24.06.98.në ora 01:00.
Sali ÇEKAJ
------------------------------------
LAVDI JETËS DHE VEPRES SË KOMANDANT SALI ÇEKAJ DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRINË E KOSOVËS.
P.S.( Disa që po i shtrembojnë të dhënat pas 21 viteve, ju thëm mos "hyni llugave" për të i përshtat gjërat sikurse të ju konvenon sot, sepse Kom. Salihu ka folur dhe ka shkruar vet. Ai ishte intelektual i madh i cili ka lënë gjurmë, fakte dhe dëshmi për punën e tij dhe bashkëudhetuesve të idealit. E shumë prej nesh e kemi njohur gjithë jetën. Ja kemi me borgj atij dhe të vertetës).