Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se avancimi i sektorit profesional të arsimit në Kosovë është pika kyçe ku Qeveria e Luxemburgut do ta ofrojë mbështetjen e saj.
Ajo ka njoftuar se sot në një takim me shefen e zyrës së Luxemburgut, Natacha Gomes u pajtuam që të vazhdojë bashkëpunimi ynë në këtë pjesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.
“Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti 2 dhe i imi si ministre e arsimit”, ka shkruar ajo.
Ja shkrimi i saj:
Avancimi i sektorit profesional të arsimit në Kosovë është pika kyçe ku Qeveria e Luxemburgut do ta ofrojë mbështetjen e saj.
Në një takim me shefen e zyrës së Luxemburgut, znj. Natacha Gomes u pajtuam që të vazhdojë bashkëpunimi ynë në këtë pjesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.
Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës, mbetet pritoriteti kryesor i Qeverisë Kurti 2 dhe i imi si ministre e arsimit.