Njëri ndër njerëzit më të afërt të kryeministrit të Albin Kurtit, njëherit edhe asistent i tij, Arianit Beqiri, përmes një postimi në facebook ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai e ka quajtur kriminel Ahmetin, duke publikuar edhe një fotografi, ku shihet duke u asfaltuar një rrugë me kalldrëm.
Postimi i plotë:
Së pari i kërkojmë falje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që si kryetar e kemi emëruar një KRIMINEL si Shpend Ahmetin.
Së dyti, ky është KRIM. KRIM. KRIM.
- Po mbulohet prej pjesëve të vetme të kalldrëmave,
- Po mbyllet pjesa e rrjedhjes së ujit.
- ... se di!
E di që s'ka qenë kështu ky Shpendi e as s'kemi besuar që ndonjëherë, ky djali i Harvardit vjen në këtë gjendje.