Gazetari Ridvan Berisha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, do të provojë sërish që ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.
Në emisionin “Politiko”, Berisha tha se nuk pret asgjë nga Albin Kurti dhe nuk ka pritur asnjëherë.
Ai shtoi se brenda Lëvizjes Vetëvendosje, shumica janë persona që kanë precedente penale.
“Kurgjë nuk pres nga ai. Nuk kam pritur kurrë. Ky (Albin Kurti) ka me tentu sërish me dërgu vendin në zgjedhje. Këtë e di unë. Nuk është i interesuar me punu ky”, ka thënë ndër të tjera Berisha.