Analisti Bekim Kabashi, ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesë të transparencës.
Kabashi ka vë në pah mungesën e kryeministrit Albin Kurti në konferenca për shtyp.
“Kryeministri nuk ka dalë në konferencë, nuk ka transparencë, Qeveria e ka obligim me qenë në transparente”, ka thënë Kabashi.
Kryeministri Kurti nuk doli në konferencë pas mbledhjes së fundit të qeverisë e cila u mbajt të dielën ku u vendosën masat e reja anti-COVID, lejimi i punës së gastronomëve dhe ora policore u vendos nga 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.
Pas mbledhjes së qeverisë të dielën në këtë konferencë dolën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu.
Ky i fundit u pyet nga gazetarët pse Kurti nuk doli në konferenë, me çrast Kryeziu tha se kryeministri Kurti kishte agjendën e zënë, duke thënë se do të dalë pas mbledhjeve të tjera të qeverisë para gazetarëve.