(E plotësuar 12:13) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën e ardhshme.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jenë aty për të dhënë sqarime për qytetarët rreth gjendjes së vaksinave kundër COVID-19.
Tahiri ka thënë se partia e tij e ka shprehur mllefin dhe pakënaqësinë për vonesën e sigurimit të vaksinave nga institucionet kosovare.
“Nuk po shohim angazhim më serioz siç po shohim në rajon. Jemi të fundit në Europë për sigurimin e vaksinave për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm”.
***
Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen e radhës të martën.
Në rend dite për këtë mbledhje janë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme, përgatitjet për seancë të re plenare dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.
Ky është rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave