Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë që kanë kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të raportojë në Komisionin për Shëndetësi.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha që kërkojnë që një raportim i tillë të ndodhë si përgatitje për debatin parlamentar.
Tutje Tahiri ka thënë se çështja e dialogut është çështje e Qeverisë.
“Çështja e dialogut tash është çështje e qeverisë. Ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetues për këtë temë dhe kërkesa jonë është që në radhë të parë Qeveria të merret me menaxhimin e pandemisë dhe me çështje që lidhen me sigurimin e vaksinave”, u shpreh ai.