Zyrtari i Vetëvendosjes Hysamedin Feraj ka bërë thirrje që qytetarët e Shqipërisë të bëjnë zgjedhjen e duhur kur votohet për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë këtë të diele.
Feraj ka thënë që në vend se të zgjedhin për Edi Ramën, Aleksander Vuçiqin dhe Zoran Zaevin të zgjedhin kandidatët e VV-së Iliaz Shehu, Boiken Abazi dhe Kreshnik Merxhani.
“Përballje lehtësuese: Të zgjedhim, krejt tjetër: Iliazin- Boikenin- Kreshnikun!
Të mos zgjedhim PS: Rama – Vuçiq – Zaev”, ka shkruar Feraj.