Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka takuar sot ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Abbott kemi diskutuar për mundësinë unike të krijuar dhe potencialitetin për të bashkëpunuar në nivelin e komisioneve të punëve të Jashtme të vendeve, përkrahjen konkrete të tre projekteve prioritare të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Postimi në Facebook:
Takim jashtëzakonisht i frytshëm me Ambasadorin e Britanisë Madhe shkelqësinë e tij z. Nicholas Abbott. Me një frymë e cilësim të përbashkët exploruam mundësinë unike të krijuar dhe potencialitetin për të bashkëpunuar në nivelin e komisioneve të punëve të Jashtme të vendeve, përkrahjen konkrete të tre projekteve prioritare të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Bota e diplomacisë, njohuritë për zhvillimet në botë dhe instrumentet e diplomacisë të kombinuara me inovacion dhe kreativitet, mundësojnë tejkalimet përtej ngushtësisë gjeografike apo limitimeve tjera dhe integrojnë edhe vendet e vogla si Kosova në arënën ndërkombetare.
Bisedat në vazhdim dhe puna konkrete e përbashkët do të fokusohet pikërisht në prezantimin e modeleve të reja e inovative të depërtimit të barrierave dhe vështërsive me të cilat po përballet vendi ynë.