Ministrja e Drejtësisë priti në takim drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

Aktuale

Ministrja e Drejtësisë priti në takim drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:14
Pamje nga takimi

Ministrja Albulena Haxhiu, së bashku me këshilltaren politike Nazlie Bala, pritën sot në takim drejtoreshën e QKRMT-së,  Feride Rushiti dhe zyrtarin ligjor Alban Muriçi.

Për funksionalizim dhe progres më të madh të institucioneve korrektuese, u diskutua sot për ngritjen e një institucioni të veçantë për vendosjen dhe trajtimin e të paraburgosurve me probleme mendore; për reformimin e punës së Panelit për Lirim me Kusht, si dhe rreth përfshirjes së QKRMT-së në procesin e plotësim/ ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale.

Çështje diskutimi ishte edhe aspekti i drejtësisë tranzicionale, duke trajtuar më shumë rreth themelimit të Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë; Rolit të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale, si dhe rreth aspektit të punësimit të viktimave të dhunës seksuale.

Palët u zotuan që të vazhdojnë përpjekjet dhe bashkëpunimet mes vete në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve ekzistuese edhe në Shërbimin Korrektues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat