Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganës së Kosovës, Bajram Rexha me bashkëpunëtori priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Ku u diskutuan tema të bashkëpunimit kufitar me theks në avancimin dhe lehtësimin e tregtisë në mes të dy vendeve.
Sipas një njoftimi të Doganës, Rexha e njoftojë ambasadoren me zhvillimet në aspekte doganore të Republikës së Kosovës.
“Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.