Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në një takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.
Me këtë rast, ambasadori Bencze përgëzoi ministrin Sveçla për detyrën e tij të re.
Si dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Hungarisë.
Ministri Sveçla adresoi fushat ku kërkohet bashkëpunim, si informimi i autoriteteve hungareze rreth planeve të Qeverisë së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit, vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.