Në muret rrethuese të shtëpisë së deputetes më të re të Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Graincës janë shfaqur grafike fyese.
Në këto grafike shkruhet: “Bijat i shesim, votat i qesim”.
Ende nuk është raportuar se kush janë persona që i kanë shkruar këto grafike.
Për këtë ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti përmes një postimi në Facebook.
Për këto grafike, Kurti ka drejtuar gishtin nga ish partia e Graincës.
"Ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim", ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim. PDK-së nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pasë guximin që ata nuk e kanë.
Kur gratë e zgjedhin të drejtën e të dobishme burrave të zhytyr në llum iu zihet fryma.
Le të mësohen me e pa votën e deputeteve si të lirë e të pavarur. Me i pa deputetet si të tilla dhe jo të manipulueshme. Boll me seksizëm.
Në ferrin e tyre djalli është personazh pozitiv.