Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka drejtuar akuza përsëri në drejtim të ekzekutivit aktual, duke thënë për këta të fundit se po i bëjnë edhe një muaj paaftësi.
Sipas tij, Qeveria Kurti në këto momente më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri se qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve.
Ja shkrimi i tij:
Qeveria Kurti nuk po i bënë një muaj qeverisje, por edhe një muaj paaftësi. Po i bënë një muaj pa program.
Edhe pse nuk ka nevojë të negociojë me askënd për përafrim programi, sepse e gëzon tërë pushtetin, ajo më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri se qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve.
Pas zgjedhjeve në Shqipëri fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Qeveri nuk do të kemi deri për Vit të Ri.
Qeveria Kurti nuk po i bënë një muaj qeverisje, por edhe një muaj paaftësi. Po i bënë një muaj pa program. Edhe pse nuk...
Posted by Adil Behramaj on E mërkurë, 21 April 2021