Ka ndërruar jetë prof.Ridvan Hoxha, veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përcjell “Bota sot”.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, përmes një kumtese për media.
Ai ka thënë se ikja e profesorit Hoxha kaq e papritur ka tronditur rëndë të gjithëve.
Ja shkrimi i tij:
Paske ikur në përjetësi prof.Ridvan Hoxha!
- Ikja jote kaq e papritur na tronditi rënd të gjithëve. Në takimin e fundit të partisë ishe i mbushur me energji e pozitivitet, kërkoje më shumë angazhim të të gjithë neve, e sot paske mbyllur sytë përgjithmonë, duke na lënë të mërzitur e me lot në sy.
Do të mbahesh mend për kontributin tënd të madh në jetën publike dhe në arsimimin e brezave.
Lidhja Demokratike e Prizrenit, prej tash është më e varfër pa ty, pa kontributin tënd të pazevendësueshëm. Neve kolegëve do të na mungojnë bisedat miqësore, humori yt i hollë, dashamirësia dhe bashkëpunimi i sinqert kolegial. Do të na mungoi prezenca jote në takime e aktivitete, do të na mungojnë propozimet, idetë e kritikat tua konstruktive.
E vështirë pë ta besuar se nuk do të jesh më në mesin tonë.
Njeri i mirë, i sinqert e me vlera të larta njerëzore, prehu i qetë në jetën e përtejme.
LDK-ja në Prizren shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, komunitetin politik e arsimor në Prizren.
Bashkëndjejmë dhimbjen për humbjen e më të dashurit tuaj e kolegut tonë.
Dritë i bëftë shpirti në amshim!
LDK - Prizren
Kryetar,
Anton Quni
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/21/auto_175903197_3986640128093735_7909527498278060989_n1618998978.jpg)