Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer.
Gjatë kësaj bisede telefonike u fol lidhur me marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet, dhe u ri-konfirmua se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej në avancimin e institucioneve që ofrojnë sigurinë.
Gjithashtu, ministri Nehammer shprehu gatishmërinë e shtetit të Austrisë për përkrahje të mëtejme për Republikën e Kosovës.
Dhe në veçanti për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucioneve të sigurisë.
