Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka dalë në përkrahje të ligjit për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.
Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, me mbishkrimin “konfiskimi nis prej meje”, përcjell Bota sot.
Sipas Gjinovcit, kundër këtij ligji dalin ata që “e kanë mizën pas veshit”.
Reagimi i tij i plotë:
#konfiskimi
#nisprejmeje
Krejt na që nuk tutëm prej iniciativës për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme le ta shprehim përkrahjen për iniciativën. Ata që janë kundër e kanë mizën pas veshit ose janë në ndonjë marrëdhënie me krimin.