Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari ka reaguar pas arrestimit të Policit të Kosovës, i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur 15 vjeçare.
Flutura Kusari përmes një postimi në Facebook, kërkon nga gazetarët që mos të publikojnë informacione për të mituren.
Ajo tutje shprehet se nuk duhet të përmenden as inicialet e saj, as qyteti prej nga vjen pasi që mund të i shkatërrohet jeta edhe më shumë.
Reagimi i saj:
Rasti i policit që dyshohet se ka dhunuar një të mitur
Gazetarë, mos gaboni me publiku informacione që direkt ose indirekt e identifikojnë të mituren.
Mos ia msyni komunës ku ajo jeton, mos provoni me kontaktu familjen, mos publikoni iniciale, mos përmendni asnjë detaj rreth identitetit të vajzës.
Mos vendosni tituj që nxisin komente negative ndaj të miturës, tregoni respekt për të, mos ia shkatërroni jetën edhe ma shumë.