Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kujtuar presidentin e Çadit, i cili u vra nga rebelët në vijën e frontit në veri të vendit.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se Deby ishte mik i tij dhe i Kosovës.
Ai thotë se Deby e njohu Kosovën, menjëherë pas një takimi që kishin.
Pacolli i cili ka publikuar disa fotografi ku është edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, shton se kjo ishte hera e fundit që ishin takuar.
Postimi i plotë:
Presidenti i Çadit, Idriss Déby që vdiq nga plagët që mori nga përplasjet me rebelët në vijën e frontit në veri të vendit, ishte 68 vjeç dhe ishte një mik i imi dhe i Kosovës.
Ai njohu Kosovën menjëherë pas një takimi që patëm në kryeqytetin N'Djamena.
Herën e fundit e takuam, së bashku me Presidentin Thaçi në Erivan të Armenisë
Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe ngushëllime familjes dhe popullit të Çadit!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/21/auto_176268974_299166001572298_5761084133105433834_n1619023987.jpg)