Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Getoar Mjeku, ka thënë se një kompjuter të mirë, e kanë gjetur të pluhurosur në bodrumin e Ministrisë.
Ai ka treguar se në këtë kompjuter ka instaluar me ndihmën e një kolegu, sistemin operues të lirë Linux Mint.
Reagimi i tij në Facebook:
Kolegu Fatban më vizitoi sot në zyrën time në MINT.
Dhe në këtë kompjuter të mirë por të moçëm, që e kemi gjetë të pluhurosur në bodrumin e Ministrisë, më ndihmoi me e instalu sistemin operues Linux Mint.
Linuxi vepron sipas parimeve të softverit të lirë – jo të lirë si malli, por si Republika që dëshirojmë me ndërtu. #freesoftware #FLOSS #Linux #MINT