Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar vendimin e Qeverisë sipas të cilit shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish.
“Një parti e cila është e majte, me ua heq ka 20 euro pensionistëve, kjo tregon mungesën e vlerësimit, analizës së saktë, dhe politikave që i kanë shty që 15 vjet.
Sot u goditën pensionistët.”
“Një qeveri që nuk ka program , kur nuk prezanton program punon at hok, asnjë ministër nuk ka dalë me i tregu qëllimet, shembull ministri i Arsimit me dalë me thënë ky është qëllimi im i parë, i dytë, i tretë, që 1 muaj e gjysmë asnjë”, shtoi ndër të tjera Tahiri.