Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.
Lajçi kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që t’I tregojë se pse i ka hequr 20 euro prej pensioneve.
“S’po m’dhimsen, se tash vjen vera e dal shes libra e mbes gjallë, por po dyshoj mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?”, shkroi aktori në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Albin
Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, pse m’i hoqe 20 euro prej pensionit?
S’po m’dhimsen, se tash vjen vera e dal shes libra e mbes gjallë, por po dyshoj mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?
Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rrou kajtja e mua pleqnia!