Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për uljen e persioneve.
Ai këtë vendim e ka quajtur skandaloz dhe nëpërkëmbës uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë.
Postimi në Facebook:
Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë. Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe.
Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës.