Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është takuar me historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin.
Abdixhiku përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se, me Buxhovin kemi biseduar miqësisht dhe për shumëçka, për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen.
Postimi në Facebook:
Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin. Bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka. Për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen.
Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës. Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve. Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithëpopullore dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër.