Mehaj përcjellë nga afër aktivitetet trajnuese të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë

Aktuale

Mehaj përcjellë nga afër aktivitetet trajnuese të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:19
Mehaj përcjellë nga afër aktivitetet trajnuese të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë

 Në vazhdën e vizitave në njësitë e FSK-së, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj vizitoi sot Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, me qëllim të informimit nga afër me të arriturat, zhvillimet, aktivitetet dhe sfidat e saj.

Në kazermën “Minatori” në Mitrovicë, ministrin Mehaj, i shoqëruar nga zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, e priti zëvendëskomandanti i Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, Major Ilir Beqiri.

Me takim dhe prezantim të veçantë, Major Beqiri njoftoi Ministrin Mehaj me informacionet e përgjithshme për strukturën organizative dhe operacionale, të arriturat e deritashme si dhe planet e njësisë për të ardhmen.

Për t’u njohur me procesin e integrimit të pjestarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në këtë njësi, ministri Mehaj takoi disa nga ta. Në këtë takim, në formë bashkëbisedimi u diskutua për çështjet që ndikojnë në procesin integrues në FSK. Në vazhdim, Ministri Mehaj vizitoi poligonet e stërvitjes taktike në Cërrnushë për të përcjellë nga afër demonstrimin e aktiviteteve trajnuese sipas planit paraprak të njësisë në operacione sulmuese të këmbësorisë, inxhinierisë luftarake si dhe operacione urbane.

Sikur në takim me stafin komando-shtabor të regjimentit, ashtu edhe me efektivët e angazhuar në aktivitetet trajnuese, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e lartë për punën, disiplinën dhe profesionalizmin e lartë duke siguruar se me përvojën e tij profesionale dhe autoritetin e ministrit të Mbrojtjes do të intensifikoj veprimet për rrugëtimin e suksesshëm të FSK-së përpara.

Pjesëtarëve të Regjimentit të Tretë ju drejtua edhe gjeneral Hadërgjonaj, në prag të përfundimit të karrierës së tij aktive ushtarake, duke shprehur impresionet e thella  që si komandant i Forcave Tokësore ka drejtuar e komanduar ushtarakë e ushtarake të nivelit të shkëlqyer. Vizitën e ministrit Mehaj, stafi komandues i njësisë,  e vlerësuan lartë si mbështetje të madhe në funksion të motivimit të duhur të pjesëtarëve të FSK-së për punë të suksesshme edhe në të ardhmen.

Image
Mehaj përcjellë nga afër aktivitetet trajnuese të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat