Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, tha se gjatë javëve në vazhdim do të arrijnë në Kosovë 100 mijë vaksina.
Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave tha se ky shtet do të angazhohet që të realizohet sa më shpejt.
Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të hyjë në aventura të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve të Kosovës në kuadër të procesit të dialogut më Serbinë.
Ajo në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, tha se Kosova do të jetë pjesë e dialogut, por që duhet të rishikohen marrëveshjet e kaluara. Ajo tha se presin që ky proces të përfundojë me njohje reciproke.
“Kosova ka qenë e përfshirë në dialog dhe ka ofruar bashkëpunimin pavarësisht se Serbia ende nuk ka pranuar fajësinë për krimet e kryera në Kosovë, dhe ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin për të kërkuar drejtësi. Kosova nuk do të hyjë në avntuar të rrezikshme qoftë me ndryshimin kufijsh që është e shekullit të kaluar por as cenimit të Kushtetutës së Kosovës. Natyrshëm presim që ky dialog të përfundojë me njohje reciproke”, tha ajo.