Në tetor të vitit të kaluar është shpërndarë pakoja e Qeverisë Hoti për t`i ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia.
Por, tani është bërë publike lista e bizneseve të cilat kanë fituar më së shumti nga pakoja prej 60 milionë eurove.
Këtë listë e ka bërë publike ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka thënë se kjo është bërë në frymën e transparencës.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë në tetor të vitit 2020.