Është bërë publike lista e bizneseve të cilat kanë fituar më së shumti nga pakoja prej 60 milionë eurove.
Këtë listë e ka bërë publike ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka thënë se kjo është bërë në frymën e transparencës.
Lidhur me këtë, analisti Rron Gjinovci, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar duke i quajtur shifra marramendëse të përfituara nga taksat tona.
Ai thotë se si mundet të mos reagoj askush lidhur me këtë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Në anën e djathtë shihni shifrat marramendëse që i kanë përfitu bizneset private nga taksat tona. Unë smuj me besu që kjo ndodh pa u shqetësu askush.