Publicisti nga Maqedonia, Emin Azemi ka reaguar ndaj medieve në Kosovë, të cilat po e kritikojnë kryeministrin Albin Kurtin.
Azemi përmes një postimi në Facebook, shkruan se, kryeministri Albin Kurti do të shkojë javën e ardhshme në Bruksel ku do të takohet me zyrtarët e BE-së.
Por, sipas tij, mediat kanë përpilu një agjendë ku parashihej takimi Kurti – Vuçiq.
E kjo ndodhi sipas tij pa u konsultuar fare me kryeministrin Kurti.
Postimi i plotë:
KARIKATURA MEDIATIKE QË PARASHIHTE NJË TAKIM KURTI-VUÇIQ NË BRUKSEL!
Javën e ardhshme kryeministri Albin Kurti pritet të udhëtojë për Bruksel, ku do të takohet me zyrtarët e BE-së.
Por, disa media (portale) të Prishtinës kishin përpilu një "agjendë" ku parashihej edhe takimi Kurti-Vuçiq. Pra, mediat, pa u konsultuar fare me Kurtin, ia kishin fut te hunda "agjendën" që e detyronte të takohej me Vuçiqin (!)
Kaq shumë zell të papërmbajtur kanë disa/portale media për një takim me pasardhësin e Millosheviqit e Sheshelit, sa që nuk marrin mundin as ti verifikojnë burimet prej nga i marrin këto informacione, që doli se janë të rreme. (Unë e di saktësisht se pse e bëjnë këtë)
Mediat që kërkojnë me ligj nga prokurorët të mos ndërhyhet në punët e tyre, përfshi edhe mbrojtje ligjore për moszbulimin e burimeve, është mirë të mos shndërrohen në karikaturë mediatike, duke u bërë vet shembulli i dezonformimit dhe manipulimit.
Sepse, megjithatë javën e ardhshme nuk do të ketë takim-Kurti-Vuçiq!
p.s
ka edhe plot shembuj që e plotësojnë mozaikun e kësaj karikature mediatike. Por, për këtë një herë tjetër....