Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka festuar ditëlindjen e tij.
Por, ai ka shkruar se nuk qenka aq e vështirë të festosh ditëlindjen për shkak të numrit të madh të vjetëve, sa qenka e vështirë t’u përgjigjesh numrit të pafund të urimeve.
Postimi i plotë:
Nuk qenka aq e vështirë të festosh ditëlindjen për shkak të numrit të madh të vjetëve ? sa qenka e vështirë t’u përgjigjesh numrit të pafund të urimeve.
Andaj faleminderit secilit dhe secilës veç e veç për urimet tuaja.