Në tetor të vitit 2020, Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti hartoi planin e Rimëkëmbjes në të cilin parashihej ndihma ndaj bizneseve.
Në listën e publikuar nga Ministri Hekuran Murati janë gjithsejt 50 biznese që kanë përfituar 60 milionë euro nga pakoja e rimëkëmbjes së hartuar nga Qeveria Hoti.
Në mesin e fituesve është edhe Shkelzen Jusaj, biznesmen i afërt me AAK e Ramush Haradinajt që ishte pjesë e Qeverisë Hoti.
“Petrol Company” që udhëhiqet nga ish-kandidati për deputet i AAK ka përfituar mbi 83 mijë euro.
Nga Qeveria Hoti kompania e Jusaj përfitoi saktësisht 83.537,99 euro në emer të pakosë për rimëkëmbje ekonomike.
Përveç Shkëlzen Jusaj, bashkëpronar i kompanisë “Petrol Company” me 40% të aksioneve është Hysni Jusaj.
Menaxher i ndërmarrjes “Pertrol Company” është Fatos Shala.
Ndryshe sot ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar listën e 50 bizneseve fituese, të cilët përfituan 60 milionë euro nga shteti si ndihmë për ta tejkaluar goditjen ekonomike të pësuar nga pandemia COVID-19.