Ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, ka deshifruar vizitën e kryediplomatit gjerman në Kosovë.
Ajo ka shkruar për tri mesazhet e kryediplomatit gjerman, Heiko Maas mes rreshtash.
Reagimi i saj:
Deklarata 1: “Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Tani është kryesisht çështje kredibiliteti që si BE të mbajmë premtimin tonë.”
Mesazhi 1: Mungesa e liberalizimit të vizave NUK është as faji as detyra e Gjermanisë. Kosova duhet të punojë vetë për t’i bindur shtetet skeptike të BE-së.
Deklarata 2: “Njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë element në dialog, palët duhet të jenë të gatshme për kompromise. Ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan do të mbetet në dosjet e së kaluarës.”
Mesazhi 2: Njohja e Kosovës është kompromisi që do të bëjë Serbia. Kompromisin që duhet të bëjë Kosova, do ta them nesër gjatë vizitës në Serbi. Ky kompromis NUK është ndryshimi i kufijve!
Deklarata 3: “Procesi i Berlinit mbetet agjenda më e rëndësishme për rritjen e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.”
Mesazhi 3: Ideja e ‘Minishengenit’ është replikim i Procesit të Berlinit, dhe si e tillë, e padobishme.