Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës ka pritur sot në takim homologun e saj të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin. Në konferencën e përbashkët Gërvalla tha se janë të shumta temat që i bashkon Kosovën dhe Maqedoninë duke theksuar se të dyja këto shtetet ndajnë interesat e përbashkëta politike e ekonomike për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
Gërvalla derisa përmendi rreth 30 marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut shtoi edhe se marrëdhëniet mes të dyja këtyre vendeve është mundësi i bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë.
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se dizajnimi i ri i kufijve në Ballkan, siç u shkrua në disa media sllovene, është një ide tepër e rrezikshme që do të nxiste konflikte të reja në rajon.

“Bisedat ton janë gjithmonë shumë të afërta dhe të ngjeshura sepse temat që na bashkojnë janë të shumta. Republika e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut ndajnë interesat e përbashkëta politike dhe ekonomike për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e rajonit tonë. Fuqizimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe fqinjësisë së mirë është përkushtimi i yni i cili për ne nuk ka tjetër alternativë. Maqedonisë e Veriut është një partner strategjik i Kosovës., rreth 30 marrëveshje i kemi lidhur bashkëpunim në shumë fusha, e këto përbëjnë atë që mund të quhet model i bashkëpunimit rajonal dhe i fqinjësisë së mirë. Ky është një demonstrim praktik i parimit të fqinjësisë së mirë dhe mund të thuhet se po japim kontributin tonë për të gjithë rajonit drejt ofrimit të Ballkanit drejt të BE-së”, tha Gërvalla.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet dialogun Kosovë - Serbi, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

"Më gëzon fakti që bashkë me ministren riafirmuam marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Kjo është e rëndësishme për qytetarët e të dyja vendeve. Në frymën e kësaj miqësie sot biseduam për shumë çështje, sidomos për çështje ekonomike. Tregova për vijimin e punëve të autostradës. Biseduam edhe për çështjet me karakter ndërkombëtar, Maqedonia e Veriut përkrahë integrimin e NATO-s, ambicia jonë është integrimi i plotë i 6 vendeve në Bashkimin Evropian, për çka jemi të gatshme t'i tregojmë Kosovës të gjitha njohuritë tona që kemi", tha ai.
Ai ministren Gërvalla për detyrën e re në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ndërsa për ndryshim të kufijve referuar dokumentit të për ndryshim të kufijve, tha se “ Ne nuk duhet të biem në kurth, sepse nuk është në rregull ta lidhim këtë dokument me Slloveninë. Në Ballkan janë përdorur disa modele për trajtimin e marrëdhënieve ndëretnike".
Në konferencën e përbashkët që pati me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, Gërvalla tha se qëndrimi i Kosovës është shumë qartë kundër çdo ndryshimi kufijsh.
"E kemi ndjekur me shumë shqetësim daljen e tezave të tilla. Vetëm përmendja e tyre është e rrezikshme. Ne kemi pasur njëherë temën e ndryshimit të kufijve, për ne nuk është asnjëherë opsion, pavarësisht se kush janë autorët dhe pavarësisht se a janë menduar si teza. E shohim shumë të rrezikshme dhe në këtë formë shtynë konflikte të reja të cilat për rajonin janë shumë të rrezikshme", tha ajo.
