Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj përsëri ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Behramaj, krerët aktual të vendit sot i harruan edhe të pagjeturit e Kosovës.
Ai tregon se 23 prilli është dita kur zyrtarisht do të duhej të fillonin aktivitetet tradicionale për shënimin e “Javës për Personat e Pagjetur”.
Madje, ai shkruan nw profilin e tij nw Facebook, se, “presidentja, kryparlamentari dhe kryeministri, sot i kanë më shumë se 1647 arsye për t’u turpëruar”.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/23/auto_Adil-Behramaj-e1585663382848-660x3301619197089.jpg)
Presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri, sot i harruan edhe të pagjeturit e Kosovës. 23 prilli është dita kur zyrtarisht do të duhej të fillonin aktivitetet tradicionale për shënimin e "Javës për Personat e Pagjetur". Kjo javë e përkujtimit të 1647 personave të pagjetur përfundon më 27 prill, që zyrtarisht është Dita e të Pagjeturve të Kosovës.
Presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri, tretë së bashku, nderime me prapavija politike bënë gjatë tërë muajit. Pandemia nuk i ndaloi ata! Por, sot, asnjëri prej tyre nuk e shënoi as simbolikisht “Javën për Personat e Pagjetur”. Madje, as me nderime te Memoriali për të Pagjeturit, që është në oborrin e zyrave të tyre. Asnjëri prej tyre nuk u kujtua ta shkruajë as një mesazh për familjarët e të pagjeturve në rrjetet e tyre sociale!
Presidentja, kryparlamentari dhe kryeministri, sot i kanë më shumë se 1647 arsye për t’u turpëruar!