Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shpalosur shumë çështje, teksa ajo më interesantja është momenti kur kthehet rrugës për ta votuar Vjosa Osmanin presidente.
Pacolli, tregoi se ishte në një udhëtim, kur u detyrua që të kthehej nga Stambolli.
“Është interesant se në momentin kur është hapur votimi për presidenten tentimin e parë, unë kam qenë aty, por nuk funksionoi në tentativën e parë, seanca ishte e hapur dhe është dashur të vazhdoj dhe mua më është thënë se nuk do të ketë seancë. Unë pata udhëtuar, isha me fëmijët e mijë për një vend në pushime dhe u nisa me ta, me të arritur në Stamboll duke hypur ne aeroplan, unë marrë një telefonatë nga z. Osmani dhe thotë se nëse është e mundur mbas dy dorë do të ketë seancë, ishte ora 16 dhe në 18 duhet të niste seanca të rifilloj seanca… po po direkt me ka telefonuar Vjosa osmani.
Por ne kemi qenë në lidhje me Osmanin para kësaj telefonate, ne jemi takuar me të…. dhe unë në moment vetëm i kam rahatuar fëmijët në aeroplan dhe u kam thënë atyre unë ua organizoi çdo gjë në Dubai, ecni, nuk e kanë pas as nënën e tyre dhe unë kam zbrit dhe prej aeroportit të Stambollit deri te aeroporti i vjetër, unë kisha një lidhje me një aeroplan privatë që të udëhtoj për në Prishtinë, kam fluturuar për Prishtinë jam vonuar vetëm 30 minuta dhe kam marrë pjesë në seancë”, ka thënë Pacolli.