Një 59 vjeçar nga Budakova e Suharekës ndërroi jetë, fillimisht cilësohet si vrasje nga prokurori.
Këtë rrugë në mesnatën e së enjtes me shpejtësi e përshkroi një auto ambulance.
Kjo pas një njoftimi se këtu në fshatin Budakove të Suharekës një person kishte qëlluar veten me armë zjarri.
Këtë njoftim e bëri djali i viktimës.
Megjithatë deri sa ambulanca po kthehej për në urgjencën e Suharekës 59-vjeçari me inicialet S.K ndërroi jetë në fshatin Reçan .
Lidhur me rastin familjarët e 59-vjeçarit nuk pranuan të flasin, pasi thanë së janë të prekur nga kjo çka iu kishte ndodhur.
E për rastin nuk pranuan të flasin as nga urgjenca e Komunës së Suharekës, ku ishte konstatuar vdekja e 59-vjeçarit.
Vetëm se edhe ata konfirmuan se ky person kishte ardhur pa shenja jete aty në një goditje me armë zjarri në gjoks.
E në raportin 24 orësh kjo vdekje u cilësua si vrasje.
Megjithatë në raportin e perditesuar zëdhënësi për media në Komunën e Prizrenit Shaban Osmanollaj tha se dyshimet janë që 59-vjeçari ka kryer vetëvrasje.
Osmanollaj thotë se nga deklaratat që kanë mbledhur deri më tani, viktima vuante nga depresioni.
Trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion në Prishtinë.