Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe biri i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, në një intervistë i ka dhënë fund debatit nëse komandanti legjendar, Adem Jashari agjëronte Ramazanin.
Bekim Jashari ka thënë se Ademi dhe Hamza mbanin Ramazan, por ka pasur raste kur edhe nuk kanë mbajtur Ramazan.
“Kanë mbajtur Ramazan, ka pasur raste kur nuk kanë mbajtur Ramazan”, ka thënë Jashari.
Kujtojmë se, një debat i madh rreth kësaj çështje u nis nga një deklaratë e hoxhës, Osman Musliu, i cili në një intervistë tha se Adem Jashari gjatë sulmit të vitit 1998 kur i është ofruar ta ndezë një cigare, nuk e ka bërë këtë, duke thënë se e bën këtë në iftar.