Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak çastesh para selisë qendrore të PDK-së.
Policia e Kosovës tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin, teksa ka izoluar zonën që gjendet afër selisë së Partisë Demokratike.
Në lidhje me këtë, ka reaguar zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se Incidenti i gjuajtjes me armë në mes të disa individëve/qytetarëve nuk ka lidhje fare me partinë e tyre.
Ndërsa, ka ftuar mediat që të jenë korrekt në raportimin e tyre, e mos ta vendosin emrin e partisë në tituj.
Ja shkrimi i plotë:

Incidenti i gjuajtjes me armë në mes të disa individëve/qytetarëve nuk ka lidhje fare me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ftoj mediat që të jenë korrekt në raportimin e tyre, e mos ta vendosin emrin e partisë në titujt e tyre vetëm për të marr klikime.