Edhe kryetari aktual i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi, përcjell “Bota sot”.
Hoxhaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se shpreson se kjo të jetë ditëlindja e parë dhe e fundit që nuk e festojnë së bashku.
Ndërsa, krejt në fund, ai ka theksuar se Kosova e pret Thaçin.
Ja shkrimi i tij:
Urime, president!
Me 24 prill, 53 vite më parë, në Burojë të Drenicës u lind Hashim Thaçi. Një mik si asnjë tjetër dhe një lider i pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës duke u mishëruar përgjithmonë me të. Udhëheqja e luftës çlirimtare dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës do të jenë përjetësisht të lidhura ngusht e të pandashme nga emri i tij. Në ditëlindjen e tij të 53-të, me zemrat e lënduara që nuk e kemi pranë nesh, por, padyshim krenar për atë që ai përfaqëson, i dërgojmë urimet më të ngrohta themeluesit të shtetit tonë. Qoftë kjo ditëlindja e parë dhe e fundit që nuk e festojmë së bashku, president. Kosova të pret. Ne të presim!
Urime, president! Me 24 prill, 53 vite më parë, në Burojë të Drenicës u lind Hashim Thaçi. Një mik si asnjë tjetër dhe...
Posted by Enver Hoxhaj on Saturday, 24 April 2021