Paralajmërohet arrestimi i zyrtarit serb që erdhi në Kosovë?

Aktuale

Paralajmërohet arrestimi i zyrtarit serb që erdhi në Kosovë?

Më: 24 prill 2021 Në ora: 13:39
Ilustrim

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë sot në mëngjes ka qëndruar në Mitrovicën e Veriut ku i ka dorëzuar çelësat 12 familjeve të cilat janë bërë me banesa të reja.

Ai do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë.

Kryediplomatja Donika Gërvalla u shpreh se presin nga Petkoviq t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit përndryshe do të ndërmerren masa.

“Atij i është dhënë leja për të hyrë në Kosovë, por këtë informacion që ka dorëzuar çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut, po e kuptoj tani, por leja i është dhënë dje me kusht që ai t’i përmbahet marrëveshjes së Brukselit.

Ky është problemi me ta, njeriu mundohet me ta me qenë korrekt, konform marrëveshjeve që janë bërë para shumë vitesh dhe nga pala tjetër shihet veç elementi i provokimit. Ne presim që Petkoviq t’i përmbahet marrëveshjes, përndryshe duhet me pa çfarë masash mund të marrim”, tha Gërvalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat