Dy zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga detyra e tyre zyrtare.
Mësohet se bëhet fjalë për komandantin e Stacionit “Alfa” në Prizren, Qamil Kroni si dhe komandantin e nën stacionit të Zhurit, Zymer Susuri.
Suspendimi i majorit dhe rreshterit ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Komandantët e PK-së dyshohet se kishin ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Të njëjtit raportohet se bënë “prekën” një tiketë trafiku, madje duke ia ndryshuar vlerën e gjobës së saj.
Lidhur me këtë rast ishin të informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës si dhe Prokuroria e Shtetit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/24/auto_auto_216192709791619271194.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/24/auto_auto_116192709801619271196.jpg)