Edhe njeriu i afërt i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, përmes një postimi në Facebook, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton “Bota sot”.
Zyberaj ka thënë se e gjithë bota e di se Thaçi dhe UÇK-ja luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ja shkrimi i tij:
Sot i uroj ditëlindjen Presidentit Hashim Thaçi, njëri prej themeluesve dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që duhet të kalojë ditëlindjen e tij në burg për krime të trilluara nga Serbia.
E gjithë bota e di se Ai dhe UÇK-ja luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sot ne nuk duhet të jemi të heshtur kur historia jonë vazhdon të jetë në gjyq dhe burg.
Shpresoj dhe uroj që ditëlindjen e ardhshme ta festoj në liri me familjen dhe miqtë, një liri për të cilën ai dhe UÇK-ja u ngritën kundër Serbisë.
Sot i uroj ditëlindjen Presidentit Hashim Thaçi, njëri prej themeluesve dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që...
Posted by Jetlir Zyberaj on Saturday, 24 April 2021