Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një vrasje në fshatin Novosellë të Pejës.
Raportohet se shkak i kësaj vrasje ka qenë prona.
I dyshuari për këtë akt është Faton Brahimaj, për të cilin thuhet se ka qenë i armatosur me AK47.
Pas plagëve të rënda, i vdekur ka mbetur Bashkim Brahimaj.
Mësohet se viktima dhe i dyshuari për vrasjen ishin kushërinj shumë të afërt me njëri- tjetrin.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje shtesë kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.
“14:40 minuta policia ështyë njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Rasti vazhdon të jetë ende nën hetime.