Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha dje në një konferencë për media ka thënë se do të nisin procedurat për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi pasi që sipas saj Raporti i Auditorit ka gjetur disa keqpërdorime të kryera nga Thaçi në lidhje me një pronë të Ministrisë së Drejtësisë në Vushtrri.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka shkruar se bëhet fjalë për një pronë dy hektarë e 12 ari që sipas tij iu është dhënë një kompanie private pa bazë ligjore.
Kurse sot Sallahu ka shkruar se Operatori Ekonomik po i vazhdon punimet në atë pronë pavarësisht se ministria i kishte kërkuar që t’i ndalte.
Ai ka shkruar se të hënën do t’i drejtohen Gjykatës kompetente për vendosjen e masës së përkohshme me qëllim të ndaljes së punimeve.
Postimi i plotë:
Pavarësisht kërkesave që i kemi drejtuar Operatorit Ekonomik “Erisi” për ndaljen e punimeve në pronën e Ministrisë së Drejtësisë që ia kanë dhënë jashtëligjshëm, gjatë ditës së sotme i njëjti ka intensifikuar punën.
Ftojmë operatorin ekonomik të lartcekur që t’i ndal menjëherë punimet në ndërtimin e objekteve afariste në pronën publike derisa të vendosin organet e sistemit të drejtësisë për personat përgjegjës dhe anulimin e kontratës së kundërligjshme.
Të hënën menjëherë do t’i drejtohemi Gjykatës kompetente për vendosjen e masës së përkohëshme me qëllim të ndaljes së punimeve.