Në pasditën e së shtunës 47 vjeçari, Faton Brahimaj ka qëlluar me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së djalit të axhës së tij, Bashkim Brahimaj, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur në Novosellë të komunës së Pejës.
Dëshmitarët e rastit kanë treguar se si ka ndodhur vrasja.
Sipas tyre, dorasi 74 vjeçar ka gjuajtur nga shtëpia e tij me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së viktimës, në relacion afro 100 metra.
Ata thonë se në momentin e gjuajtjes viktima, Bashkim Brahimaj, ndodhej në mes dy shtëpive, në fushë [pranë pemës] ku u qëllua nga plumbi dhe humbi jetën.
Në muret e shtëpisë shihen vrimat e plumbave që u gjuajtën në drejtim të saj.
4 vrima të plumbave kanë mbetur në shtëpinë e Bashkim Brahimaj.
E gjithë kjo, dyshohet se ndodhi për shkak të pronës.
Kurse, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
Ndërsa, para pak minutash është larguar trupi i viktimës nga vendi i ngjarjes.