Bashkim Brahimaj, i cili u vra sot në fshatin Novosellë të Pejës, ishte edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Bekë Berisha, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell Bota sot.
“Lajm i trishtë për humbjen e jetës së bashkëluftëtarit Bashkim Brahimaj! Ngushëllime familjes dhe shokëve”, ka shkruar Berisha në një postim në Facebook.
Në pasditen e së shtunës 47 vjeçari, Faton Brahimaj ka qëlluar me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së djalit të axhës së tij, Bashkim Brahimaj, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Dyshohet se vrasja ndodhi për shkaqe pronësore./Botasot
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/24/auto_178109805_2624127044378360_6432252650143370086_n1619289673.jpg)