Lajmërohet Albin Kurti: Jemi në fund të finalizimit të plan-programit, ja kur do ta dërgojmë atë në Kuvend

Aktuale

Lajmërohet Albin Kurti: Jemi në fund të finalizimit të plan-programit, ja kur do ta dërgojmë atë në Kuvend

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:21
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se janë në ditët e fundit të finalizimit të programit qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Kurti ka thënë se pasi të kthehet javën tjetër nga Brukseli, do të paraqesin programin në parlament për miratim dhe të nis agjenda e Qeverisë, siç e quan ai transformuese.

“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të programit tonë qeverisës për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin.

Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në parlament për miratim dhe do të fillojmë axhendën tonë transformuese”, ka shkruar ai në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat