Analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu, ka folur për zgjedhjet që po mbahen sot në Shqipëri.
Ai ka thënë se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, do të fitojë 71 mandate, përcjell Bota sot.
Sipas tij, do të ketë befasi të mëdha në këtë mandat.
Reagimi i Baraliut në Facebook:
Me deklaru se Edi i fiton 71, është sikur kur Muja e pat nxjerrë VV 50.02 - prandaj le të heshtim.
Gara në RSh nuk është mjaftueshëm interesante për ta ndjekur me zell, por gjithsesi do të kemi befasi të ndryshime të mëdha në këtë mandat - përfshirë zhvillime konkrete drejt unionit shqiptar.
Baraliu kishte parashikuar saktë rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti në Kosovë, ku fitoi Lëvizja Vetëvendosje./BS