(E plotësuar 09:08) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka votuar për herë të parë në Shqipëri.
Po ashtu ai ka dhënë një deklaratë për mediat, ku thotë se qytetarët duhet të respektojnë atdheun duke votuar.
"Sot është dita e demokracisë. Ju ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjdhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur e diel me diell, moti është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë që e ka pasaportën e Shqipërisë. Ju uroj suksese", ka thënë Kurti.
Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi. Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.
Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.
***
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar sot për zgjedhjet në Shqipëri.
Kreu i Vetëvendosjes e ka hedhur votën në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Kurti ka qenë i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi dhe mbështetës të Lëvizjes në Shqipëri.
***
Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të votojë ditën e sotme në Shqipëri.
Burimet bëjnë me dije se në orën 09:00, Albin Kurti do të votojë në Tiranë për zgjedhjet parlamentare.
Kurti do të ushtrojë të drejtën e tij në qendrën e votimit kopshti nr. 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi.
Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.