Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Dugolli, ka votuar sot në Shqipëri.
Ai ka thënë se ka votuar për herë të parë në Tiranë, përcjell Bota sot.
“Në një ditë me diell dhe më shpresë, krejt ndryshe nga dje, unë kreva obligimin qytetar! Është hera e parë që votova në Tiranë!”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi.
Pos Dugollit, në Shqipëri sot kanë votuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Planifikimit të Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu./BS